Qeveria e Kosovës, vendim për pikë të përbashkët kufitare me Shqipërinë gjatë verës

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për krijimin e një pike të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe projektdokumentin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Shëndetësinë. Ky draft adreson nevojën e rregullimit të çështjeve bazike në sektorin e shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

“Ky rregullim do të sigurojë ofrim të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Përmirësimi i cilësisë dhe efektshmerisë së shërbimeve shëndetësore, është një nga prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria, gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar edhe një sërë vendimesh të tjera.

Aktualitet

Archives