Tour de France, aktiviteti vijon edhe pas sulmit

Sulmi i frikshëm që ndodhi në Nisë, ku një kamion hyri mes turmës duke shkaktuar me dhjetëra viktima, nuk e ndal Turin e Francës.

Drejtuesit e këtij aktiviteti në bashkëpunim edhe me autortietet më të larta të Nisës vendosën që të vazhdojnë garimin me etapën e 13, që është ajo e kronometrit individual, sigurisht nën masat e forta të sigurisë.

Ndërkaq, në etapën e 12, Montpellier-Mont Ventoks, ai që triumfoi ishte belgu De Gendt me kohën 4 orë 31 minuta e 51 sekonda i ndjekur në vendin e dytë nga bashkëkombësi i tij Pauvels me 2 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua spanjolli David Navarro.

Chris Froome, u bë protagonisti i një incidenti në këtë etapë të 12 pasi u përplas nga një motoçikletë. Ngjarja ndodhi në kilometrat e fundit në Mont Ventuks me Froome që përshkoi disa metra me vrap përpara se t’i jepej një biçikletë rezervë, por edhe ajo nuk funksionoi. më pas Team Sky e pajisi atë me një tjetër lloj biçiklete duke i dhënë mundësinë atij të përfundonte etapën prej 178 km të gjatë.

Në fund të kësaj etape, Chris Froome arriti të ruajë fanellën e verdhë të kryesuesit të Turit edhe pas këtij incidenti.

Britaniku e mbylli etapën me 5 minuta e 41 sekonda më shumë se Gendt, por drejtuesit e Turit vendosën që ta lënë këtë diferencë kohore në 5 minuta e 5 sekonda duke i dhënë mundësinë kampionit në fuqi që të lërë pas në renditjen e përgjithshme, Yates me 47 sekonda më shumë.

Aktualitet

Archives