stickyimage

Radio Jehona tashme online 24 ore, ne LiveStream.

Mbylle
http://www.radiojehona.al/wp-content/uploads/2012/11/urban.jpghttp://www.radiojehona.al/wp-content/uploads/2012/11/american.jpghttp://www.radiojehona.al/wp-content/uploads/2012/11/cicerrima.jpghttp://www.radiojehona.al/wp-content/uploads/2012/11/englisht.jpg

Autizmi mund të shërohet, shpresë edhe për fëmijët shqiptarë

Lajmi se autizmi mund të shërohet bëri jehonë në mbarë botën, pas publikimit të një studimi shkencor të botuar në mediat më të mëdha botërore. Debora Fein, njëra prej pjesëmarrëseve të këtij studimi, ka ardhur në Shqipëri, për të dhënë kontributin e saj për fëmijët autikë shqiptarë pranë fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. Duke ju përgjigjur interesit për risitë që ajo dhe kolegët e saj po sjellin në fushën e autizmit, zonja Fein, bën të ditur se studimi ka faktuar se disa fëmijë mund të shërohen nëse kapen në kohë dhe ndjekin terapitë, ndonëse jo të gjithë e kanë këtë fat.
“Ne kishim të dhëna të sakta rreth diagnozës se autizmit tek këta fëmijë përpara moshës 5 vjeçare dhe më pas i ndoqëm në vazhdimësi të trajtimit. Kur ato u bënë 8 deri në 21 vjeç pamë se disa kishin humbur të gjitha simptomat e autizmit. Ata kishin një marrëdhënie sociale normale, madje arrijnë të lexojnë shprehjet e fytyrës, gjë e cila është shumë e vështirë për një autik. Pas kësaj ne bëmë skanim të trurit dhe i ndamë në tre grupe, për të parë se si fëmijët me autizëm e kanë superuar këtë hap. Dua të theksoj se një nga gjërat më të rëndësishme është që të shohim historinë se çfarë terapie kanë patur dhe shumica e tyre ndoshta dhe të gjithë kishin ndjekur terapinë e sjelljes që tani përdoret dhe në qendren tuaj. Por unë nuk dua që prindërit të krijojnë idenë që çdo fëmijë autik që ndjek këtë terapi do të shërohet. Ne nuk e dimë se sa përqind e këtyre fëmijëve mund të shërohen, por sigurisht që është një pjesë e vogël e fëmijëve dhe ndoshta 10 përqind”- deklaroi Debora Fein.

Debora Fein neuropsikologia klinike, një prej personaliteteve më të shquara të autizmit në Shtet e Bashkuara të Amerikës, e ka vizitën e saj të tretë në Shqipëri, kjo falë bashkëpunimit që ajo ka me fondacionin fëmijët shqiptarë.
“Universiteti im po bashkëpunon me fondacionin “Fëmijet shqiptarq dhe qendrën për autizmin. Ajo çfarë bëjmë është zhvillimi i instrumentit të depistimit për autizmin, në fëmijët e vegjël, në moshën 2 deri 3 vjeç. Kështu që me ndihmën e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” disa pediatër po trajnohen se si të identifikojnë fëmijët kur shkojnë për vizitë, nëse janë me autizëm. Dhe më pas ata duhet të ndiqen nga qendra, e cila do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare diagnozën. Po ashtu ne kemi sjellë këtu terapinë e sjelljes me të cilën po punohet në këtë qendër dhe cila është shumë efikase “.

Në vizitën e saj të radhës, Deborah Fein është pritur edhe nga kryeministri Sali Berisha i cili vlerësoi studimin e saj. Kryeministri u shpreh se studimi ku ajo ka marre pjese, është një arritje shkencore dhe shpresë, jo vetëm për fëmijët e prindërit e tyre, por edhe vlerë për shoqërinë.