Moti, reshje shiu dhe dëbore

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar, lokalisht shtrëngatë dhe stuhi të izoluara, ndërsa baza e reve të ulëta do të jetë 200 metër.

Po ashtu priten reshje bore, hera-herës e dendur në zonat malore dhe pjesërisht ato kodrinore. Reshjet e borës do të bien në lartësi mbi 300 metër në verilindje dhe mbi 700 metër në pjesën tjetër të vendit.

Era do të fryjë në drejtimin jugperëndim-juglindje deri në 15m/sek, ndërsa deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 1°/8°C
Vendet e ulta 5/14°C
Vendet bregdetare 7/°/16°C

Ata

Aktualitet

Archives