Kombëtarja shqiptare udhëtoi drejt Skocisë

Kombëtarja shqiptare udhëtoi drejt Skocisë me shpresën për rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve.

Stërvitja e fundit u zhvillua pak orë para nisjes.

Christian Panucci nuk është se zbuloi ndonjë gjë nga planet e tij për ndeshjen ndaj Skocisë, por gjithsesi, u tregua pak më tolerant sesa të shtunën, kur nuk i lejoi kamerat për asnjë minutë.

Kombëtarja shpreson të arrijë një rezultat pozitiv në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, pas fitores 1-0 ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”.

Skocia, ndërkaq, do të luajë ndeshjen e parë zyrtare.

Disfata 0-4 në miqësoren ndaj Belgjikës krijoi presion të madh mbi trajnerin Aleks Meklish, dhe mbi skuadrën e tij.

“Ne duhet të fitojmë – u shpreh Meklish në konferencën një ditë para ndeshjes, – e kemi detyrim që të fitojmë. Nëse barazojmë apo humbim, do të thotë se kemi bërë nisje të keqe. Duam që ta fillojmë me fitore. Jam i bindur se e kemi kaluar tronditjen e humbjes me Belgjikën”.

Mediat skoceze nuk kanë harruar të intervistojnë ish-kapitenin e Shqipërisë, dhe ish-mbrojtësin e Celtic-ut, Rudi Vatën.

“Edhe pse jetoj në Skoci, – thotë shkodrani, – nuk kam dyshime se me kë jam. Dua 100 milionë për qind që të fitojë Shqipëria”.

 

Aktualitet

Archives