Pianistja turke İdil Biret recital në Tiranë

Në ambientet e teatrit “Turbina” në Tiranë u mbaj koncerti recital i pianistes turke İdil Biret, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç artdashësve të shumtë të kryeqytetit të Shqipërisë, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, artistë, studentë dhe personalitete të ndryshme, të cilët kanë ndjekur nga afër performancën e artistes turke.

Programi i recitalit të pianistes İdil Biret kishte pjesë për piano nga kompozitorët e njohur, si Chopin, Beethoven etj.

Ambasadori Yörük në përfundim të recitalit shprehu falënderimet e tij për artisten turke, Idil Biret, për performancën e shkëlqyer që i dhuroi publikut shqiptar nëpërmjet recitalit si dhe theksoi se evenimente të tilla kulturore do të zhvillohen dhe në të ardhmen në Shqipëri.

Gjithashtu ambasadori Yörük falënderoi dhe të gjithë të pranishmit që ndoqën nga afër recitalin e pianistes turke me famë botërore.

Recitali u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë.

Aktualitet

Archives