Uragani i afrohet SHBA

Uragani Metju është drejtuar për në SHBA, duke zbritur në kategorinë 3, por gjithsesi mbetet i rrezikshëm. Deri tani 3 milionë persona janë evakuuar. Në Haiti uragani Matheë  shkaktoi 300 viktima.

 

Uragani Metju që pritet të mbërrijë në Florida dhe në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dobësuar duke kaluar nga kategoria 4 në kategorinë 3. Erërat kanë një shpejtësi prej 195 kilometrash në orë. Sipas ekspertëve të qendrës kombëtare të uraganëve, Metju mund të dobësohet edhe më shumë në 48 orët e ardhshme dhe pse mbetet ende i rrezikshëm.
Pas Floridës ku do të prekë dhe Boka Raton me erëra deri në 250 kilometra në orë, Metju duhet të spostohet përë Xhorxhia dhe Karolinë e Jugut. Tre milionë rezidentë janë evakuuar nga Xheksonvil dhe Savana dhe më shumë se 8 milionë amerikanë mund të preken nga dëmet.
Dyqante e ndryshme thuajse janë zbrazur pasi njerëzit kanë marrë atë që kanë mundur për të krijuar sa më shumë rezerva dhe mjete që u duhen për të qëndruar nën tokë.
Natën e së enjtes uragani kaloi dhe në Bahams duke shkulur pemë dhe shkaktuar përmbytje. Ndërkoë në Haiti bilanci i të vdekurve ka kaluar shifrën 300.

Aktualitet

Archives