Brenda ‘Dreamliner’, hotelit fluturues me 5 yje

Nuk është një avion do si do, por një hotel fluturues me pesë yje. “Dreamliner” tashmë është konvertuar në një avion privat me dhoma gjumi, banja luksoze dhe një dhomë kinema.

Xheti i ëndrave sinj thirret ndryshe “Dreamliner” është avioni i parë që është ndërtuar në këtë mënyrë të veçantë, si një avion privat për tregun e koorporatave dhe bosave të tyre.

Kompania ndërtuese krenohet për avionin që ka: një banjo të një madhësie të plotë, një suitë, kabinat luksoze si shtëpi, një zyrë pune, si dhe me dhomën luksoze të ngrënies që ka kjo ‘suitë’ fluturuese.

“Boeing-u 787” i modifikuar mund të fluturojë deri në 17 orë  pa ndërprerje dhe vlerësohet të ketë kushtuar 324 milionë dollarë ose 250 milionë paund.

Si një aeroplan komercial “Boeing 787 Dreamliner” që do të konvertohet në një avion privat me dhoma gjumi, suitë, banjo, një dhomë ngrënie, zyra dhe madje edhe një kinema, do të mund të mbajë deri në 40 persona në bord, ku ata do të kenë mjaft hapësirë për t’u relaksuar në fluturim.

Aktualitet

Archives