Kurorëzohen në martesë Princi shqiptar Leka II dhe Elia Zaharia

Princi shqiptar Leka II dhe Elia Zaharia u kurorëzuan sot  në martesë. Ceremonia e celebrimit u mbajt në Pallatin Presidencial, i njohur dikur si Pallati Mbretëror.  Celebrimi u bë në Sallën e Fronit dhe u drejtua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës por edhe nga bota, mes tyre Mbretëresha Sofia e Spanjës, Princi Michael i Kentit dhe bashkëshortja e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, Princesha Lalla Salma e Marokut, pretendendët për fronin mbretëror të Serbisë. Përfaqësues të familjeve mbretërore të Italisë, Austrisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Rusisë ishin po ashtu të pranishëm.
Festimet për martesën e princit Leka i II dhe Elia Zaharia pritet të kulmojnë me darkën që do të mbahen në Pallatin e Brigadave ku do të ketë përfaqësues nga familjet mbretërore të Europës por ehde figura të njohura të politikës shqiptare.

Aktualitet

Archives