Athina thërret ambasadorin shqiptar. Bien dakort për ulur tonet…

Shqipëria dhe Athina zyrtare bien dakord të ulin tonet dhe të lënë mënjanë cdo retorikë që mund të ndikojë negativisht në marëdheniet midis dy vendeve.

Burime të konfirmuara për Ora News edhe nga ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi bëjnë me dije se ambasadori është thirur pasditen e së martës, 1 nentor, në Ministrinë e jashtme greke.

Takimi ka pasur si qëllim sqarimin e deklaratës së ministrisë së jashtme shqiptare dhe një statusi të kryeministrit Rama.

Ministria e jashtme greke ka pretenduar në takim se deklarata e ministrisë së Jashtme shqiptare përmbante një qasje agresive që nuk i shërben qetësimit të tensionit dhe ecjes përpara në marrëdheniet midis dy vendeve.

Po kështu pala greke ka ngritur shqetësim edhe për tonet e kryeministrit Rama në statusin e tij në facebook.

Ambasadori shqiptar Dervishi mësohet ti jetë përgjigjur minsitrisë së jashtme greke që edhe ajo ka pasur një qëndrim që mund të cilësohet ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Në fund të takimit mësohet se është rënë dakord që të lihen mënjanë retorikat për të evituar përshkallëzimin negativ të marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjatë bisesës ramë dakord që retorikat janë të panevojshme dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara në marrëdhëniet tona pa u ndikuar nga ato” tha ambasadori Dervishi në prononcimin telefonik për gazetaren Luljeta Ndoka të tv Channel One.

Tensioni- Prej ditësh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë tensionuar. Zanafilla nisi me vendimin e Bashkisë për prishjen e disa godinave, për t’i hapur rrugë zbatimit të planit urbanistik për zhvillimin e qendrës së qytetit.

Athina reagoi duke deklaruar se po shkelen të drejtat e minoritetit grek.  Si kundërpërgjigje ishte ajo e Ministrisë së Jashtme shqiptare e cila u shpreh e “habitur nga qëndrimiet e ministrisë së Jashtme greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, veçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm”.

Ministria e punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi se kishte thirrur ambasadoren greke dhe  kërkonte shpjegime  lidhur me qëndrimin kërcënues të Greqisë për protestat në Himarë

Sipas ministrisë së Jashtme të Shqipërisë “deklaratat e përsëritura të Ministrisë së Jashtme greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në ku ndërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës”

Tensioni vijoi më tej pasi kryeministri Edi Rama postoi sot në faqen e tij në Facebook një gravurë të vjetër të Akropolit në Athinë të shoqëruar me një tekt sipas të cilit, referuar një shkrimi të vitit 1925 të princit grek Eugene Rizo-Rangabe, në vitet 1600 në Athinë “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”.

Kryeministri vijon më tej duke kujtuar se “nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Më pas erdhi dhe reagimi i ministrisë së jashtme greke e cila tha se “Udhëheqja shqiptare ngatërron konceptin e gabuar që ka për historinë me angazhimet e Shqipërisë sipas të drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur minoritetin autokton grek.” on

Aktualitet

Archives