RENEA ekzekuton një person shumë të kërkuar në Lezhë

Nje shume i kerkuar i akuzuar per dy vrasje u ekzekutua nga forcat e RENEA-s. Ai eshte Petrit Dushi nga Mirdita i ne kerkim i denuar per nje vrasje te afro shume viteve  me pare, dhe ishte ne gjykim per nje tjeter vrasje ne vitin 2013. Ekzekutimi i Dushit u be gjate operacionit qe RENEA kishte organizuar per kapjen e tij. Sipas njoftimit te Policise se Shtetit, Dushi ka hapur zjarr me arme ndaj forcave te policise dhe pse I eshte bere thirrje te dorezohet. Operacioni është zhvilluar në Gziq të Mirdites dhe gjate perplasjes me arme i shume kerkuari  Petrit Dushi ka mbetur i vrare. Te njejtat burime saktesojne se Petrit Dushi ka qëlluar me armë ndaj forcave speciale edhe  disa muaj më parë ndërsa arriti të largohej gjatë një operacioni për kapjen e tij.  45 vjeçari  ishte i dënuar me 17 vjet për vrasje, 3 vjet per falsifikim dokumentesh dhe ishte ne gjykim për vrasjen e Mark Jakut, vrasje kjo e kryer vetem tre vite me pare.

Aktualitet

Archives