19.1% e të diplomuarve nuk gjejnë punë

Sipas të dhënave nga INSTAT, 19.1% e të diplomuarve në Universitete nuk gjejnë punë. Me një vështrim të përgjithshëm dallohet se në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë përpersonat me arsim të mesëm, por shumë e lartë është papunësia edhe për ata mearsim të lartë.

Ndërkaq, krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas statistikave, pati një ulje të shkallës së papunësisë me 0.4 pikë përqindje. Gjatë vitit 2015, numri i të papunëve në Shqipëri ishte 223.864 persona, sipas publikimit të fundit të Institutit zyrtar shqiptar të Statistikave INSTAT, ku thuhet se shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17.5 për qind.

Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë ishte 17.5 për qind, ndërsa për femrat u regjistrua në masën 17.4 për qind. Shkalla e papunësisë për meshkujt ishte 0.1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas statistikave, pati një ulje të shkallës së papunësisë me 0.4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ishte 33.2%, (32.3% për meshkujt dhe 34.7% për femrat).

Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0.7 pikë përqindje. Sipas INSTAT-it, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u rrit me 1.7 pikë përqindje.

Gjashtë në dhjetë persona të papunë kërkuan gjatë vitit 2015 punë për herë të parë. Krahasuar me vitin 2014, numri i të papunëve që kërkuan punë për herë të parë u rrit me 1.3%.

Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2015, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë përpersonat me arsim të mesëm (20.4%), por shumë e lartë është papunësia edhe për ata me arsim të lartë (19.1%).

Gjatë vitit 2015, pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsimfillor me 0.4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1.9%.

Krahasuar me vitin 2014, shkalla e papunësisë për personat me arsim 8 ose 9-vjeçar dhe të mesëm u ul rreth 1%

Aktualitet

Archives