Protestat kundër Trump. Ja cfarë po ndodh në SHBA

Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë kundër Trump, pikërisht në ditën e inaugurimit të tij.
Protestat kanë nisur në Uashington dhe ka pasur përleshje të dhunshme me policinë, e cila i ka përgjakur dhe ka hedhur spraj mbi turmat.

Turmat masive bënin thirrje kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili do të marrë sot udhëheqjen e SHBA-ve shkruan LajmiFundit.al.

Një tjeter protestë është zhvilluar edhe në New York ku kanë marrë pjesë edhe njerëz të famshëm të Amerikës.
Yje të kinemasë amerikane si Robert De Niro, Cynthia Nixon, Michael Moore, si dhe shumë yje të muzikës, biznesmen dhe udhëheqës qeveritar kanë shoqëruar mijëra protestues nëpër rrugët e New York.

Gjithashtu protesta janë lajmëruar edhe në San Francisko, Los Angeles, Seattle dhe Washington.

Aktualitet

Archives