Vuçiç zgjidhet President

Aleksandar Vuçiç është presidenti i ri i Serbisë. Tre orë pas mbylljes së vendvotimeve, gjithçka ishte e qartë: ish-kryeministri serb do të jetë në Presidencë, pasi ka fituar mbi dy milionë vota.

Vuçiç tha se do të jetë President i të gjithëve dhe ta kthejë Serbinë në një shtet modern. Ai nuk deshi të thotë fjalë të mëdha, por tha se do të punojë çdo ditë.

“Do të luftoj për të përmirësuar imazhin e Serbisë në botë. Shihet që është fitore e pastër si loti. Kemi bërë shumë punë dhe qytetarët kanë treguar se e dinë në çfarë rruge do të shkojë Serbia. Serbia është për një drejtim evropian në marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe Kinën”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka bërë kujdes të falëndërojë të gjithë që e votuan, duke marrë 12% më shumë sesa 10 kundërshtarët e tij në këto zgjedhje.

Presidenti i ri është mburrur sidomos me mbi 70% të votave të serbëve të Kosovës.

Aktualitet

Archives